image Rrahje masive me shufra metalike mes nxënësve në Mitrovicë, tre në arrati e dy në spital

Siguri

Rrahje masive me shufra metalike mes nxënësve në Mitrovicë, tre në arrati e dy në spital

news image

Foto ilustruese


Një përleshje masive ku janë përfshirë pesë persona ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Mitrovicë, ku përpos grushteve dyshohet që janë përdorur edhe shufra metalike.

Sinjali nga burimet e veta mëson se bëhet fjalë për nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë.

Të miturit gjatë përleshjes dyshohet të kenë përdorur edhe armë të ftohta.

Dyshimet e para që kanë çuar deri te përleshja është një mosmarrëveshje e mëhershme.

Sipas informatave, tre të dyshuar janë në arrati ndërsa dy viktima kanë marrë trajtim mjekësor.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informata mbi rastin, mirëpo deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

/GazetaSinjali/