image Rrahje masive me shufra metali mes të miturve në Prishtinë

Siguri

Rrahje masive me shufra metali mes të miturve në Prishtinë

news image

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë, dje pas orës 15:00, ka ndodhur një rrahje masive mes të miturve, ku disa prej tyre kanë përfunduar në mbajtje, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas dëshmitarëve, 8 të mitur janë rrahur në mes vete me shufra metalike e brisk. Gazeta Sinjali mëson se deri te ngjarja erdhi pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Pesë nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa tre prej tyre janë liruar. /GazetaSinjali/