image Rrahje masive në një lokal në Mitrovicë të Veriut, dëgjohen të shtëna armësh

Siguri

Rrahje masive në një lokal në Mitrovicë të Veriut, dëgjohen të shtëna armësh

news image

Në Mitrovicë të Veriut, Policia ka bërë të ditur se në një lokal me datë 13 të këtij muaji në mesnatë, ka ndodhur një rrahje masive, ku dyshohet se kanë qenë prezent rreth 30 persona, disa prej tyre në gjendje të dehur, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas policisë, aty ka pasur edhe të shtëna armësh, pasi që janë gjetur dhe sekuestruar një fishek dhe tri gëzhoja të pistoletës.

Si pasojë e rastit një person ka pësuar lëndime dhe nga plagët e marra është dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, disa persona janë ndaluar deri sa janë këndellë për shkak të gjendjes së tyre, që kanë qenë nën ndikim të alkoolit.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./GazetaSinjali/