image Rrahje masive me shkopinj druri mes tregtarëve të kafshëve në Podujevë, Policia po i ruan dy shtëpi

Siguri

Rrahje masive me shkopinj druri mes tregtarëve të kafshëve në Podujevë, Policia po i ruan dy shtëpi

news image

Një përleshje me mjete të forta ka ndodhur sot në fshatin Shakovicë të Podujevës, ku shtatë persona janë rrahur mes vete si pasojë e mosmarrëveshjeve në tregun e kafshëve, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se katër nga të dyshuarit (familjarë mes vete) janë rrahur me shkopinj druri me tre të dyshuar të tjerë (babai me dy djemtë), duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime në të gjitha pjesët e trupit.

Njësite policore kanë intervenuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me ç’rast të dyshuarit, nën përcjelljen e Policisë janë dërguar me autoambulancë në QKUK.

Të njëjtit pasi kanë marrë trajtim mjekësor janë intervistuar në stacion policor dhe sipas deklaratave të tyre deri te rrahja ka ardhur për shkak të konkurrencës pasi palët janë tregtarë të kafshëve.

Lidhur me këtë rast, prokurori kujdestar ka marrë vendim që pesë nga të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë, derisa kërkimet për njërin nga të dyshuarit i cili është në arrati po vazhdojnë. Sinjali mëson po ashtu se një njësi policore po i ruan dy shtëpitë deri në urdhrin e ardhshëm.

/GazetaSinjali/