image Rrahje masive në një shkollë fillore në Gjakovë, përfshihen rreth 20 nxënës

Kosovë

Siguri/ Rrahje masive në një shkollë fillore në Gjakovë, përfshihen rreth 20 nxënës

news image

Një përleshje masive ka ndodhur mes nxënësve të një shkolle fillore në Gjakovë.

Një numër i madh i nxënësve të një shkolle fillore janë përfshirë në një përleshje me grushta gjatë ditës se djeshme në rrugën Hysni Dobruna rreth orë 13:00.

Në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali, shihen shumë fëmijë me çanta në shpinë, ku thuajse të gjithë shpërndajnë grushta ndaj njëri-tjetrit.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme Gazeta Sinjali kishte siguruar edhe një tjetër rrahje mes 3 vajzave që u rrahën në oborrin e shkollës në Deçan./ Gazeta Sinjali/