image Rrahje brutale në Dardani, shqelmohet e grushtohet në fytyrë një person - PAMJE

Siguri

Rrahje brutale në Dardani, shqelmohet e grushtohet në fytyrë një person – PAMJE

news image

Një rrahje brutale ka ndodhur, gjatë mbrëmjes së sotme rreth orës 21:30, në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali shihet një person teksa e ndjek një të ri, i cili bie përtokë nga goditjet. I dyshuari grushton dhe shqelmon në fytyrë viktimën dhe më pas e “liron” të largohet nga vendi i ngjarjes.

Persona që gjendeshin në vendin e ngjarjes kanë thënë për Sinjalin se i dyshuari dëgjohej duke e sharë e ofenduar viktimën, derisa e sulmonte pamëshirshëm.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk kanë qenë të qasshëm.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet./GazetaSinjali/