Ekipi i Romës janë duke kërkuar një sulmues që do ta zëvendësonte në mënyrë të denjë Edin Dzekon.
Skuadra italiane tashmë ka filluar bisedimet me një sulmues, transmeton Gazeta Sinjali.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Everton, Moise Kean që po kalon një periudhë të dështuar në Angli.
20 vjeçari ka treguar publikisht se e do largimin nga Anglia dhe se dëshiron të rikthehet në Itali përsëri./Gazeta Sinjali/