image Roma mposhtet nga Napoli në derbin për top katërshe në Serie A

Futboll

Roma mposhtet nga Napoli në derbin për top katërshe në Serie A

news image

Napoli ka triumfuar ndaj Romës me rezultat 2:0 për zonën Champions, duke I zhvendosur kështu verdhekuqtë në vendin e 6-të të Serie A, shkruan Sinjali Sport.

Vendimtar në këtë fitore ishte Dries Mertens, I cili shënoi dy gola, një në minutën e 27-të dhe 34-të.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, pasi napolitanët e mbrojtën me fanatizëm rezultatin, duke u ngjitur në vendin e pestë me 50 pikë, pesë më pak se Atalanta, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar, atë ndaj Juventusit./Gazeta Sinjali Sporti/