Në të gjithë Evropën sot do të rikthehet ora dimërore dhe akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas. Ndryshimi do të ndodhë në orën 03:00 të mëngjesit, e cila do të shënojë 02:00. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast, për të pasur një orë më shumë dritë, deri në 29 mars 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.
Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Kjo gjë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.Ndërsa në SHBA ora do të ndryshojë të dielën e parë të nëntorit.
Megjithatë, BE do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri vitin 2021 për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore./Gazeta Sinjali/