image Rikthehet ndotja në Prishtinë, Koreja e Kina mbesin prapa në listë

Kosovë

Rikthehet ndotja në Prishtinë, Koreja e Kina mbesin prapa në listë

news image

Përveç trafikut të ngarkuar, mungesës së parkingjeve, qenve endacakë dhe makiatove, Prishtina njihet edhe për ajër të ndotur, shkruan Gazeta Sinjali.

Pavarësisht se vlerat e cilësisë së ajrit ishin ngritur gjatë muajve të parë të pandemisë, duket se stina e dimrit e riktheu ndotjen.

Sipas matësve të cilësisë së ajrit të vendosur në kryeqytet, sot ajri ka arritur koeficientin prej 183 PM dhe konsiderohet e pashëndetshme.

Duke bërë kështu që Prishtina të radhitet lart, madje edhe para Koresë dhe Kinës në listën e shteteve me ajër të ndotur./Gazeta Sinjali/