image Rikthehet ajri i pashëndetshëm në Prishtinë

Kosovë

Ajri/ Rikthehet ajri i pashëndetshëm në Prishtinë

news image

Ajri i ndotur po vazhdon të jetë shqetësim për qytetarët e Kosovës e sidomos për ata që jetojnë në Prishtinë.

Aktualisht qytetarët e Prishtinës, janë duke konsumuar ajër të pashëndetshëm. Kështu të paktën bëhet e ditur përmes matjes zyrtare të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Aty shkalla e ndotjes është 129, që rezulton të jetë e pashëndetshëm për të gjithë personat.

Viteve të fundit në Kosovë, nivelet e larta të ndotjes së ajrit gjatë stinës së dimrit janë bërë tejet shqetësuese për shëndetin e qytetarëve.

Megjithatë burimet kryesore të ndotjes së ajrit llogaritet të jenë: Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), transporti rrugor, shfrytëzimi i thëngjillit dhe drurit nga amvisëritë për ngrohje.

Në nivel evropian vdekshmëria nga ndotja e ajrit arrin deri në 133 vdekje në 100,000 banorë./Gazeta Sinjali/