image Restoranti në Prishtinë nuk i përfillë masat e qeverisë kundër koronavirusit

Kosovë

Masat/ Restoranti në Prishtinë nuk i përfillë masat e qeverisë kundër koronavirusit

news image

Një nga restorantet ka “shkelur” vendimin e Qeverisë së Kosovës, për mbylljen e restoranteve dhe kafeterive për shkak të situatës së fundit në vend.

Një sinjalizues ka dërguar foto në adresë të redaksisë, ku shihet se restoranti në fjalë është i mbushur me njerëz, sikur në një ditë të zakonshme, anipse qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur më 13 mars, ka marrë vendim që të mbyllen të gjitha kafeteritë, restorantet dhe qendrat tregtare.

Këto masa të reja janë ndërmarrë pas paraqitjes së rasteve me koronavirus në Kosovë./GazetaSinjali/