image Reshje të dendura të borës që nga mbrëmë, qytetarët ankohen për mospastrimin e rrugëve

Kosovë

Reshje të dendura të borës që nga mbrëmë, qytetarët ankohen për mospastrimin e rrugëve

news image

Që nga mbrëmë kanë filluar reshjet e dendura të borës, të cilat kanë zbardhur pothuajse çdo zonë. Si pasojë e këtyre reshjeve, në disa vende është vështirësuar qarkullimi, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesit e Sinjalit nga qytete të ndryshme të Kosovës po raportojnë se ndonëse reshjet kanë filluar tash e disa orë, disa nga rrugët nuk janë pastruar nga kompanitë përkatëse, me ç’rast po e kanë goxha të vështirë vozitjen.

E pa pastruar sipas tyre është rruga Damjan-Bishtazhin në Komunën e Gjakovës, si dhe aksi rrugor nga Bishtazhini deri në qytet.

Gjendje e vështirë për qarkullim po raportohet nga sinjalizuesit edhe në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Kijevë e në Arllat.

Kijevë
Arllat

Tashmë kur janë shënuar mbi 10 orë të kohëpaskohshme reshje bore, sinjalizuesit thonë se kompanitë e pastrimit po mungojnë edhe në Llapushnik të Drenasit.

Sipas njoftimit të IHMK-së në këtë fundjavë parashihet mot i i vranët dhe me reshje bore.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s. Të dielën mot me diell dhe vranësira të pjesshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet  -1 deri 1. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet në njoftim.        

/GazetaSinjali/