Portieri i njohur spanjoll, Pepe Reina, ka vendosur të largohet nga skuadra e Milanit.
“Calciomercato” raporton se Reina ka arritur marrëveshje me skuadrën e Aston Villas, duke nënshkruar një kontratë për gjashtë muaj me vazhdim automatik.
Skuadra e Milanit nuk e ka kundërshtuar largimin e portierit, i cili ka kontratë në San Siro deri në vitin 2021./Gazeta Sinjali/