image Reali merr një super-talent nga Brazili, Zidane ka një thesar në duar

Futboll

Sport/ Reali merr një super-talent nga Brazili, Zidane ka një thesar në duar

news image

Real Madridi po punon shumë me lojtarët e rinj në moshë dhe do të ketë një të ardhme të ndritur me Rodrygo, Vinicius, Luka Jovic, Valverde apo dhe të huazuarit Kubo dhe Odegaard. Emri i fundit që prite t’i bashkohet “Galaktikëve të rinj” është Renier Jesus.

Mesfushori me tipare sulmuese luan për Flamengon dhe është vetëm 17 vjeç. Ai është gjigant, pasi ka 194 centimetra shtat. Ai ka luajtur 14 ndeshje në kampionat, 8 takime si titullar dhe ka shënuar 6 gola. Reali pritet të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij.

Prezantimi i lojtarit pritet të ndodhë ditën e hënë. Reali me shumë mundësi do të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes. Lojtari mund të lihet deri në qershor në huazim, ndërsa integrimi i tij me grupin duket shumë i vështirë momentalisht.