image Real Sociedad rimerr kreun në Laliga pas barazimit ndaj Atletico Madridit

Futboll

Real Sociedad rimerr kreun në Laliga pas barazimit ndaj Atletico Madridit

news image

Atletico Madrid barazoi me Real Sociedadin në kuadër të xhiros së dhjetë në Laliga, shkruan Sinjali Sport.

Los Colchoneros barazuan me baskët me rezultat 2-2.

Mysafirët edhe në pjesë të parë edhe në atë dytë shënuan në fillim.

Në periudhën e parë Alexander Sorloth realizoi në minutën e shtatë, kurse në të dytën, në minutën e 48-të shënoi Alexander Isak nga gjuajtja e lirë. 

Luis Suarez në të 61-ën e realizoi golin e parë për Atleticon sot.

Uruguaiani barazoi shifrat me golin nga penaltia në minutën e 77-të, duke qenë kjo e tëra për këtë ballafaqim.

Me këtë barazim Sociedadi rimerr kreun duke arkëtuar 21 pikë si liderë, kurse vendasit me 18 pikë gjenden në pozitën katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/