Gonzalo Higuain ka folur për herë të parë se çka i kishte ndodhur pas atij rasti të humbur kundër Gjermanisë në finalen e Kupës së Botës në vitin 2014.
Sulmuesi argjentinas ka treguar se po të varej vetëm nga ai, atëherë menjëherë pas ndeshjes do të ishte tërhequr nga futbolli, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Nuk është e lehtë që të të thonë se nuk je I mirë në futbollë, të të quajnë dështim. Të dhemb. Po, e vërtet ne nuk arritëm objektivin por të quhet dështim? Të arrisht tri finale nuk është dështim’
‘Unë ishta gati të tërhiqësha por nëna ime më motivoi që të vazhdoja. Nëse do të varej nga unë, unë do të tërhiqesha nga futbolli. Është diçka që e dua, por e dua nënën më shumë. Ajo më tha se nuk do të linte të tërhiqesha nga diçka që e doja’
‘Gjithmonë jam penduar që jam mbyllur në vetvete dhe nuk kam dal jashtë për shkak se kisha frikë se çka do të thonë njerëzit’, tha Higuain për mediumin spanjoll ‘Marca’.
Argjentinasi për momentin është pjesë e Juventus por gjatë merkatos verore pritet të largohet nga ‘Zonja e Vjetër’./Gazeta Sinjali/