Rastet e dhunimit në Kosovë janë në rritje, mirëpo jo çdo herë kapen përgjegjësit, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali sot ka raportuar edhe për një rast të dhunimit në Gjilan, ku dyshohet se një e mitur është dhunuar më 15 korrik nga një person.
Mirëpo ky rast nuk është raportuar deri dje. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.
Ajo ka thënë që rasti është hapur dje dhe se do ta kërkojë masën e paraburgimit për të dyshuarin.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, për këtë rast ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj tij është kërkuar masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Xheladini.
Gjithashtu, në raportin e fundit 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një rast në Ferizaj, ku dyshohet se dy burra të moshës madhore i kanë dhunuar dy vajza të mitura.