image Dhunoi të miturën në Gjilan, arrestohet pas më shumë se dy muajsh

Siguri

Dhunoi të miturën në Gjilan, arrestohet pas më shumë se dy muajsh

news image

Një rast i dhunimit ka ndodhur më 15 korrik të këtij viti në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo i dyshuari është arrestuar dje dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM – Gjilan, 15.07.2021-27.09.2021-NN.  Me 27.09.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj të miturës viktimës femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

/GazetaSinjali/