image Raportimi i Sinjalit, Policia konfirmon se i dyshuari për disa vjedhje dërgohet në mbajtje

Siguri

Raportimi i Sinjalit, Policia konfirmon se i dyshuari për disa vjedhje dërgohet në mbajtje

news image

Gazeta Sinjali publikoi pak më parë një video ku shihet një person duke kryer vjedhje, e i njëjti dyshohet se i ka kryer disa vjedhje të njëpasnjëshme. Siç mëson Sinjali, ai është arrestuar.

E në lidhje me këtë rast, ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se i dyshuari R.B. 34-vjeçar është arrestuar në stacionin policor të Lipjanit.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe hetuesit po merren me rastet që ai është i përfshirë.

“I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhë në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës”, ka thënë Ahmeti.

/GazetaSinjali/