image Qyteti shqiptar e nderon me çmim Capital T

Bota e Yjeve

Showbiz/ Qyteti shqiptar e nderon me çmim Capital T

news image

Rep-artisti i njohur shqiptar, Capital T, është nderuar me një çmim nga qyteti i Krujës. Artistit i është dhënë titulli “Skëndërbe”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Capital T, përmes rrjetit social Instagram, transmeton Gazeta Sinjali.

Artisti ka thënë se është tejet mirënjohës që është nderuar me çmim nga qyteti që e ka vizituar më së shumti kur ka qenë fëmijë.

Kruje o qytet i bekuar… Jam tejet mirenjohes dhe i lumtur qe qyteti te cilin kam vizituar me se shumti qe kur isha femije, me nderoi sot me kete çmim. Nje thuper e vetme thyhet kollaj por te bashkuara nuk i thyen dot kush dhe shqiptaret kur jane te bashkuar ngrihen veç lart… Jam i lumtur qe Kruja bashke me historine qe ka mbi supe me beri sot te ndihem i privilegjuar duke me dhene titullin “Skenderbe” dhe Mirenjohjen e Qytetit keshtu duke me motivuar per te bere me shume. Trim Ademi ju falenderon me zemren te mbushur plot emocion, Capital T ju premton qe do ta ktheje gjithmone koken nga historia e kombit me ane te artit te tij.”, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazheve të publikuara.

Kujtojmë që më 19 shtator, Capital T, do të mbajë një koncert madhështor në Sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

“Sytë e tu”, është projekti i fundit muzikor i artistit që është publikuar më 4 gusht. Kënga deri më tani numëron mbi 6 milionë klikime në kanalin Youtube./Gazeta Sinjali/