image Qytetarit i vidhet vetura në parkingun e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë

Siguri

Qytetarit i vidhet vetura në parkingun e Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë

news image

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali nga burimet mëson se një denoncues (emër i njohur për redaksinë) ka deklaruar në Polici se i është vjedhur vetura e tipit VW.

Burimet e njëjta bëjnë me dije që vetura dyshohet se është vjedhur në parkingun e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Denoncuesi ka raportuar në Polici se vetura ka qenë e parkuar nga ora 12:00 deri në orën 17:00 të datës 02 maj.

Siç mëson Sinjali, lidhur me ngjarjen është njoftuar prokurori dhe rasti është ende në hetime.

/GazetaSinjali/