image Qytetari thyen rregullat e trafikut, ndalon veturën në vend të gabuar

Sinjalizime

Qytetari thyen rregullat e trafikut, ndalon veturën në vend të gabuar

news image

Parkimi i veturave vend e pa vend tashmë është bërë “zakon” për shqiptarët, shkruan Gazeta Sinjali.

Një parkim i tillë është bërë sot në hyrje të Prishtinës, konkretisht te lagjja “Dardania”.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Gazetës Sinjali, ku shihet se vetura është ndaluar në pjesën e djathtë të rrugës, aty ku është e ndaluar sipas rregullave të trafikut.

Vetura i takon rajonit të Prishtinës me targa 01 293 KA.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./GazetaSinjali/