image Qytetari nga Drenasi gjen eshtra duke punuar

Kosovë

Policia/ Qytetari nga Drenasi gjen eshtra duke punuar

news image

Dje janë gjetur disa eshtra në fshatin Stankovc të Drenasit.

Një person ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar, ka hasur në eshtrat, të cilat janë marrë nga njësiti policor.

“Fsh. Sankovc, Gllogovc 27.04.2020 -14:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke kryer punime  ka hasur në disa eshtra. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe janë duke siguruar vendin e ngjarjes deri sa të dalin njësiti përkatës për ti marrë eshtrat”, njofton Policia në raportin 24-orësh. /Gazeta Sinjali/