image Qytetari në Prishtinë bllokon hyrjen e banesës që ta parkojë veturën - Sinjali

Qytetari në Prishtinë bllokon hyrjen e banesës që ta parkojë veturën

news image

Parkimi i veturave vend e pa vend tashmë është bërë veprim i zakonshëm nga shoferët në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në lagjen Dardania të kryeqytetit, shkruan Gazeta Sinjali.

Dikush ka vendosur që ta bllokojë hyrjen e një banese te Santea, që ta “rehatojë” veturën e tij.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, ku është bashkëngjitur edhe një fotografi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin