image Qytetari ia vë flakën mbeturinave në Lagjen e Spitalit (VIDEO)

Sinjalizime

Qytetari ia vë flakën mbeturinave në Lagjen e Spitalit (VIDEO)

news image

Një pjesë e mbeturinave afër Lagjes së Spitalit në kryeqytet janë përfshirë nga flaka, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur një sinjalizues për Sinjalin, i cili pretendon se një qytetar ka ndezur zjarrin me qëllimin që të djeg ato.

Në pamjet e dërguar në adresë, shihet se zjarri është ndezur afër parkingut të veturave në Lagjen e Spitalit.

Sipas sinjalizuesit, përveç tymit është shkaktuar edhe ndotje e madhe e ambientit.

/GazetaSinjali/