image Qytetarët apelojnë që të vaksinohen të gjithë: Të mos vijmë tek infektimi masiv

Shëndetësi

Qytetarët apelojnë që të vaksinohen të gjithë: Të mos vijmë tek infektimi masiv

news image

Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 dhe gripit sezonal po vazhdon edhe sot në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. Aty shumica e qytetarëve po vaksinohen me dozën e tretë dhe po apelojnë te të tjerët që të vaksinohen.

Skender Shylemaja tha se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar të vaksinohen që mos të vijmë deri tek infektimi masiv.

“Kam ardhur me marr vaksinën e tretë. Sot gjashtë muaj e kam marr të dytën, po ndihem mirë, problem nuk ka. Edhe kisha apeluar te të gjithë të tjerët të cilën se kanë marrë vaksinën të vijnë të vaksinohen se është në të mirë më se pari të shëndetit të tyre dhe është mirë për gjithë popullatën mos me ardhur të infektimi masiv”, ka thënë ai.

Të njëjtin mendim ka edhe Nexhmije Ademaj që është vaksinuar me dozën e tretë.

“Vaksinën e tretë e kam marrë, shumë mirë kalova, mirë na presin. Apeloj të gjithë qytetarët që ta marrin, kur krejt bota e merr pse na mos me marrë”, ka thënë ajo.

E Sami Reizraka tregon që ka marrë të gjitha vaksinat kundër COVID-19 edhe atë të gripit sezonal.

“Vaksinat i kam marrë të gjitha deri më tani, e kam marrë vaksinën kundër gripit, të gjitha këto që i kam marrë nuk kam pas kurrfarë problemi, as dhimbje. Prandaj apeloj të tjerët që të vijnë ta marrin këtë vaksinë sepse kjo është shumë e nevojshme, e dobishme për mua dhe për njerëzit tjerë dhe për mospërhapjen e COVID-19”, ka thënë ai për KP.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.978 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.653.823 doza të vaksinës.

Ndërkaq, deri më sot 776.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./GazetaSinjali/