image “Qentë hajnë edhe kerre”, një femër publikon pamjet e veturës së dëmtuar në Prishtinë

Siguri

“Qentë hajnë edhe kerre”, një femër publikon pamjet e veturës së dëmtuar në Prishtinë

news image

Një qytetare nga Prishtina është ankuar për qentë endacakë që ia kanë shkatërruar veturën, transmeton Gazeta Sinjali.

Ajo ka publikuar fotografi në një grup në rrjetin social Facebook, duke shkruar se ky nuk është rasti i vetëm që qentë endacakë kanë dëmtuar vetura.

“Qentë hajnë edhe kerre!

Të enjten në orët e hershme të mëngjesit, diku 8 qenë endacalë më kanë shkatërru kerrin. Ky pra është vendi ku jetojmë, kjo është komuna që na udhëheq. Dështim total në të gjitha nivelet! Edhe sa viktima duhet t’i kemi që t’merren masa?! Edhe sa dëme duhet me ndodh që të merren masa?!”, ka shkruar ajo.

Këto janë fotografitë që ankuesja ka publikuar.

/GazetaSinjali/