image Puseta që ia panë sherrin shoferët në Prishtinë, Policia gjobit komunën

Siguri

Puseta që ia panë sherrin shoferët në Prishtinë, Policia gjobit komunën

news image

Mbrëmë Gazeta Sinjali raportoi se si një qytetar ia pa sherrin një pusete të hapur e cila ia dëmtoi veturën në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Si shkak i kësaj pusete, vetëm mbrëmë janë shkaktuar 3 aksidente trafiku, ku 3 vetura kanë rënë në këtë pusetë.

Siç mëson Sinjali, Policia po merret me këtë rast, me ç’rast ka gjobitur drejtorinë për mirëmbajtje, në kuadër të Komunës së Prishtinës.

/GazetaSinjali/