image Punime në një rrugë të Prishtinës, vështirësohet qarkullimi

Sociale

Punime në një rrugë të Prishtinës, vështirësohet qarkullimi

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë filluar punimet në rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet në drejtim të udhëkryqit të rrugës “24 maji”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë.

“Ju informojmë se realizimi i këtyre punimeve do të paraqet telashe në zhvillimin e komunikacionit në këtë rrugë. Do të mundohemi që këto pengesa të jenë minimale”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/