image Punëtori i lokalit në Prishtinë kapet me shefin, i vërsulet me thikë

Siguri

Punëtori i lokalit në Prishtinë kapet me shefin, i vërsulet me thikë

news image

Nuk janë të rralla rastet e përleshjeve nëpër lokalet e Kosovës, ku në shumicën e rasteve janë të përfshirë klientët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në njërin nga lokalet në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, por këtë herë mes menaxherit e punëtorit.

Persona të afërt me menaxherin e lokalit (emër i njohur për redaksinë) kanë njoftuar se si ndodhi një zënkë mes tij dhe një punëtorit, pak para mbylljes së lokalit, më 29 dhjetor.

Atë natë, menaxheri i lokalit siç duket nuk po merrej vesh për një çështje me punëtorin dhe aty filloi zënka mes tyre dhe shkoi deri në atë pikë sa punëtori iu vërsul shefit me një thikë.

Në ato momente, për t’i ikur më të keqes që mund të ndodhte, punëtorët e tjerë të lokalit kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar punëtorin. I dyshuar siç mëson Sinjali është punëtor i ri në këtë lokal.

Lidhur me këtë rast, po atë natë, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacione se çfarë ka ndodhur.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se për këtë ngjarje prokurori kujdestar ka urdhëruar që të hapet rasti “kanosje”.

/GazetaSinjali/