image Punëtorët pa mjete mbrojtëse rrezikojnë jetën në Prishtinë - PAMJE

Siguri

Punëtorët pa mjete mbrojtëse rrezikojnë jetën në Prishtinë – PAMJE

news image

Disa punëtorë shihen duke punuar në një ndërtesë disakatëshe pa mbrojtje të punës në lagjen “Mati 1”, shkruan Gazeta Sinjali.

Në një video të dërguar në Gazetën Sinjali shihet se si këta tre punëtorë rrezikojnë veten e tyre, duke punuar pa mjete mbrojtëse në një ndërtesë të lartë.

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që raportohet se punëtorët rrezikojnë jetën duke punuar pa mjete mbrojtëse.

Kujtojmë se vetëm gjatë vitit që lam pas, në Kosovë 11 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës./Gazeta Sinjali