image Publikohen fotot e aksidentit në Lagjen e Spitalit

Kosovë

Siguri/ Publikohen fotot e aksidentit në Lagjen e Spitalit

news image

Janë publikuar fotografitë nga aksidenti që ka ndodhur sonte në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Sipas imazheve të dërguara nga një sinjalizues në adresë të redaksisë së Sazetës Sinjali shihet se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra e tipit “Golf 6” dhe tjetra “Renault”, të cilat janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

Përkundër dëmeve të mëdha materiale, fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të vdekur, por vetëm një person është lënduar.

Mjeku në Emergjencën e QKU-së ka konfirmuar para pak kohësh për Gazetën Sinjali se i lënduari ka marr lëndime të lehta dhe se gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Lajmin për Gazetën Sinjali, më herët e kishte konfirmuar zyrtari i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi./Gazeta Sinjali/