Kryendeshja e javës së 18-të në elitën e futbollit italian zhvillohet në ‘San Siro’, raporton Sinjali Sport.
Milani e pret Napolin në derbin e kësaj jave, me fillim nga ora 20:45.
Dueli i dy skuadrave që luftojnë për kreun e tabelës do jetë shumë i rëndësishëm për dy ekipet.
Rossoneri ka 39 pikë në pozitën e dytë, derisa napolitanët me 36 pikë gjenden në vendin e katërt.
Formacionet janë publikuar, ku nga minuta e parë paraqitet i zakonshmi Amir Rrahmani.
Milan (4-2-3-1): Maignan; Florenzi, Tomori, Romagnoli, Ballo-Toure; Tonali, Kessie; Messias, Brahim, Krunic; Ibrahimovic.
Napoli (4-3-3): Ospina; Malcuit, Juan Jesus, Rrahmani, Di Lorenzo; Demme, Anguissa, Zielinski; Elmas, Lozano, Petagna