Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Interi.
Mauro Icardi duket se më në fund mund të largohet nga Interi, për në PSG, siç raporton Gianluca di Marzio.
Icardi kishte shpresuar për një transferim të mundshëm tek Monaco, mirëpo tani furishëm në garë është futur edhe PSG, ku Interi shpreson ta arrijë një marrëveshje me të për argjentinasin, i cili nuk ka vend tek Interi.
Mirëpo dit më parë, pikërisht gruaja e Icardit kishte mohuar një largim të mundshëm të Icardit nga Interi.
“Mauro Icardi tani është më i qetë, ai gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të bukur me të gjithë, dhe do të jemi këtu përsëri vitin e ardhshëm”, u shpreh Ëanda Nara disa dit më parë për mediet italiane.
Interi ia kishte hequr shiritin e kapiteni Icardit gjatë muajit shkurt dhe kjo kishte bërë që zërat për një largim të mundshëm të argjentinasit të shtohen.