Ismail Bennacer është kthyer në një lojtar në një lojtar kyç të Milanit këtë sezon. Mesfushori algjeran u transferuar nga Empoli për te kuqezinjtë dhe u kthyer menjëherë titullar.
Paraqitjet pozitive në Serie A kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të kthejnë sytë nga Bennacer. Së fundmi raportohet se PSG-ja e kërkon me çdo kusht në skuadë dhe ka gati ofertën. Drejtori Leonardo ka gati 20 milionë euro për kartonin e tij për të bindur Milanin.
Kuqezinjtë nuk duan të heqin dorë nga shërbimet e algjerianit pasi sezonin tjetër duan të përfshijnë në qendër të projektit.Tashmë mbetet për t’u parë nëse Milani do të heq dorë nga një ofertë e rëndësishme nga PSG-ja.