image Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, protestuesit pa maska dhe distancë (FOTO)

Sociale

Protestuan kundër vaksinimit të detyrueshëm, protestuesit pa maska dhe distancë (FOTO)

news image

Në mesditën e sotme në Prishtinë është mbajtur një protestë kundër vaksinimit të detyrueshëm ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë protestë kishte me dhjetëra qytetarë që kanë dalë të protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm, por protestuesit nuk i kanë respektuar masat antiCOVID.

Pothuajse asnjëri nga ta nuk e ka të vendosur maskën dhe nuk mbanin distancën mes vete.

Kujtojmë që prej nesër masat e reja të vendosura nga qeveria nuk do të lejojnë që asnjë zyrtar publik të shkojë në vendin e tij të punës, pa certifikatë të vaksinimit ose test PCR negativ.

/GazetaSinjali/