image Protestë pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

Sociale

Protestë pas vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj

news image

Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka thirrur protestë, për nesër në orën 12:00, përballë stacionit policor në Ferizaj, pas vrasjes së 18-vjeçares.

Sipas kësaj qendre, ky rast përveç që është duke e shpërfaqur mendësinë dhunuese patriarkale, është tregues i dështimit institucional për ta trajtuar sigurinë e grave me prioritet.

“Dje, në qytetin e Ferizajit, edhe një grua u vra në mënyrë arbitrare, për t’u dërguar pa jetë në spitalin e qytetit. Ky rast i femicidit, është përveç që është duke e shpërfaqur mendësinë dhunuese patriarkale, është tregues i dështimit institucional për ta trajtuar sigurinë e grave me prioritet.

Të mllefosura/ur nga ky rast dhe realiteti i frikshëm në të cilin jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë, ne do të protestojmë nesër pranë Stacionit Policor, Gjykatës dhe Prokurorisë, si revoltë ndaj dhunës dhe femicidit në Kosovë dhe dështimit institucional. Ky rast, sikundër rastet e mëhershme të vrasjes së grave, nuk është rast i izoluar. Ky rast është veç shpërfaqje e mendësisë dhe praktikave patriarkale dhunuese të cilat po ushqehen nga të gjitha institucionet private e publike në Kosovë, për çka ne do të mlidhemi e të kundërshtojmë. Dhuna me bazë gjinore dhe vrasja e grave janë shqetësim për sigurinë dhe shëndetin publik në Kosovë dhe si të tilla kërkojnë vëmendjen e duhur institucionale.

Nisja nga Prishtina bëhet në orën 10:30. Transporti Prishtinë-Ferizaj dhe anasjelltas do të sigurohet për të gjithë të interesuarat/it, dhe luteni që të na shkruani në faqen tonë të Facebookut.”

/GazetaSinjali/