image Prokuroria Themelore e Prishtinës hap rast ndaj Endrit Shalës, inicohet si 'sulm'

Drejtësi

Drejtësi/ Prokuroria Themelore e Prishtinës hap rast ndaj Endrit Shalës, inicohet si ‘sulm’

news image

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka hapur rast ndaj Ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

“Me urdhër të prokurorit është hapur rasti për veprën penale ‘sulmi’. Prokurori ka autorizuar policinë për dhënien e deklaratave të personave në rast”, tha Ulaj për Gazetën Sinjali.

Ende nuk dihet nëse sot është intervistuar Shala nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, gazetari Ensar Ramadani dje u nis për në QKUK për të marrë informacion mbi gjendjen shëndetësore të Luan Malokut, këshilltar i kryetarit të Nismës Soacialdemokrate, Fatmir Limajt, i cili kishte mbetur i plagosur pas të shtënave me armë në lagjen “Veternik” të Prishtinës.

Ndonëse shkoi për të plagosurin, vetë gazetarit i është dashur të marr tretman mjekësor në QKUK, pasi siç ka raportuar është goditur me grusht nga ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala.

Ensar Ramadani ka rrëfyer për Gazetën Sinjali sesi rrodhi ngjarja deri te sulmi që iu bë nga Shala në praninë e dy policëve të cilët as nuk e arrestuan, e as nuk e shoqëruan në stacionin policor ministrin.

“Mbrëmë kam qenë në redaksi dhe jemi njoftuar se ka ndodhur një plagosje. Redaksia më ka dërguar në QKUK te Emergjenca për të marrë pamje dhe informacion lidhur me të plagosurin. Në momentin që kam qenë duke qëndruar aty, ka ardhur ministri në detyrë, unë kam qenë duke e fotografuar. Ai ma ka kërkuar telefonin për të mi fshirë fotot dhe unë kam refuzuar. Në atë moment më ka goditur në prezencë të dy zyrtarëve policorë”, tregon gazetari.

Rrëfimin e plotë të gazetarit mund ta lexoni KËTU:  /Gazeta Sinjali/