image Nisma kërkon që amandamentet e propozuara lidhur me Malishevën e Prizrenin të shqyrtohen
[wp-story id="814678"]

Politikë

Nisma kërkon që amandamentet e propozuara lidhur me Malishevën e Prizrenin të shqyrtohen

news image

Deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se partia e tij do ta përkrahë votimin e buxhetit për vitin 2021, shkruan Gazeta Sinjali.

Shala po ashtu ka kërkuar që amandamentet që ka propozuar, të shqyrtohen, pasi shumica e amendamenteve nuk kanë përkrahjen e komisioneve.

“Unë kisha kërku nga të gjithë deputetët që amendamentet e propozuara nga ne e që janë amendamenti për stafin e ri të çerdhes në Malishevë, furnizimin me ujë të fshatit Bellushë të Prizrenit, çerdhja në Kijevë të Malishevës, projektin për rrugën e vreshtës në Malishevë dhe projektin për ndërtimin e rrugës Korishë-Kabash, të shqyrtohen. Ne do të votojmë buxhetin 2021”, tha Shala.

/Gazeta Sinjali/