image NISMA: Qeveria e shkarkuar ka dalë totalisht jashtë kontrollit të Kushtetutës

Kosovë

Postim/ NISMA: Qeveria e shkarkuar ka dalë totalisht jashtë kontrollit të Kushtetutës

news image

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se qeverisë së shkarkuar i ka dalë jashtë kontrollit gjendja me pandeminë Covid-19.

Poashtu Shala ka thënë se qeveria e shkarkuar ka dalë totalisht jashtë kontrollit kushtetues.

“Qeverisë së shkarkuar i ka dalë jashtë kontrollit gjendja me pandeminë COVID 19, ndërsa tashmë qeveria e shkarkuar ka dal totalisht jashtë kontrollit të kushtetutës!”, ka shkruar Shala në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndryshe, minstri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sonte ka paraqitur masat e reja për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Nga data 15 prill 2020, nga ora 06:00 e mëngjesit, ndalohet lëvizja e personave fizik jashtë shtëpive dhe banesave.

Qarkullimi i personave fizik do të bëhet vetëm një herë në ditë, për një orë e gjysmë./GazetaSinjali/

Qeverisë së shkarkuar i ka dalë jashtë kontrollit gjendja me pandeminë COVID 19, ndërsa tashmë qeveria e shkarkuar ka dal totalisht jashtë kontrollit të kushtetutës !E.SH

Posted by Endrit Shala on Monday, April 13, 2020