image Shala i reagon Tahirit: PDK e ka humbur rrugën, ka harruar se kush ishte

Politikë

Shala i reagon Tahirit: PDK e ka humbur rrugën, ka harruar se kush ishte

news image

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, ka reaguar pasi që Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se kjo parti ka “ecë larg” dhe është ambienti i ri që kur Fatmir Limaj nuk është më pjesë e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Shala ka thënë se PDK ka ndryshuar pasi që nuk po i merr parasysh kërkesat e çlirimtarëve, të cilat thotë se Tahiri nuk mund t’i kuptojë.

Ai ka thënë se PDK ka ndryshuar për të keq, duke e humbur rrugën dhe duke harruar se kush ishin.

“Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e çlirimtarëve. Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë.

Abelard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë. Ata tashmë me të vërtet kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq. E kanë humbur rrugën. Kanë harruar se kush ishin”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Ndërkaq, për Nismën ka thënë se nuk e harron kurrë të kaluarën dhe se është krenare me liderin e saj, Limajn dhe të kaluarën çlirimtare e atdhetare të familjeve të tyre./Gazeta Sinjali/