Profesoresha Paola De Simone, 46-vjeçe nga Buenos Aires, Argjentinë, po mbante mësim në distancë për studentët e saj, pasi ishte e infektuar me koronavirus.
Mediat lokale raportojnë se në mes të mësimit ajo u rrëzua dhe mbeti e vdekur në vend, transmeton Gazeta Sinjali.
Personi i parë që kishte arritur tek ajo ishte bashkëshorti që ndryshe me profesion është mjek, por Paola në ato momente tashmë kishte vdekur.
Profesoresha universitare e cila ligjëronte historinë e shekullit të 20-të, në një moment u ndje keq dhe kishte probleme me frymëmarrje, ndërsa studentët që e ndiqnin online ligjëratën reaguan shpejtë duke i telefonuar ndihmës së shpejtë.
“Nuk po mundem”, dëgjohej duke thënë pak sekonda para se të rrëzohej në tokë, kanë treguar studentët e saj.
“E kam shumë të vështirë. Jam këtu në shtëpi për më shumë se katër javë, kurse simptomat assesi të më largohen. Bashkëshorti im është lodhur shumë nga puna dhe orari i gjatë”, kishte shkruar ajo në Twitter. /Gazeta Sinjali/