image Prizren: Vodhi laptopin dhe e fshehu në oborr, prangoset i dyshuari

Siguri

Prizren: Vodhi laptopin dhe e fshehu në oborr, prangoset i dyshuari

news image

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një person me inicialet L.L. në rrugën “Ismet Jashari Kumnova” në Prizren pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një laptop.

I arrestuari dyshohet se ka vjedhur laptopin në një lokal rrobaqepësie, në të cilin ai kishte hyrë nëpërmjet dritares së banjës.

Pasi kishte kryer vjedhjen ai dyshohet se ka dalë nga lokali nga një dritare e vogël që gjendet në derën hyrëse të lokalit.

Policia më pas kishte gjetur të fshehur laptopin në oborrin e të dyshuarit.

/Gazeta Sinjali