image Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për vjedhje të rëndë në Prizren

Siguri

Arrestohet në Prishtinë i dyshuari për vjedhje të rëndë në Prizren

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, të cilën dyshohet se e ka kryer më 1 qershor në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali merr vesh nga burimet brenda policisë se i dyshuari është arrestuar në Prishtinë.

Mirëpo, gjatë momentit të arrestimit, këto burime i thanë Sinjalit se i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ua ka drejtuar policëve, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga policia.

Në atë rast, kanë ndërhyrë edhe zyrtarë të tjerë policorë, të cilët kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin./Gazeta Sinjali/