image Priten rezultatet e 3 punëtorëve shëndetësorë të dyshuar me koronavirus në Prishtinë

Shëndetësi

Priten rezultatet e 3 punëtorëve shëndetësorë të dyshuar me koronavirus në Prishtinë

news image

Në Komunën e Prishtinës dje janë konfirmuar 41 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Deri më sot janë infektuar me koronavirus 9 punëtorë shëndetësorë. Katër prej tyre janë konfirmuar dje, kurse pesë të tjerë javën e kaluar.

Ndërkaq priten rezultatet e 3 punëtorëve të tjerë shëndetësorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi.

“Sot janë testuar 35 persona si të dyshuar me koronavirus. Kurse po presim rezultatet e 3 punëtorëve si të dyshuar me koronavirus. 43 të tjerë kanë rezultuar negativ”, ka thënë Gashi për Gazetën Sinjali.  

Pasi koronavirusi ka prekur edhe disa Qendra të Mjekësisë Familjare, 50 punëtorë shëndetësorë janë  vetizoluar, nga e premtja.

Ndërkaq, sipas Gashit, dy qendra kanë ndryshuar orarin e punës, nga dy ndërrime në një.

Në Prishtinë deri më sot janë konfirmuar 625 raste me koronavirus, 149 pacientë janë shëruar dhe 4 persona kanë vdekur./GazetaSinjali/