Sot në vendin tonë do të mbajë mot i kthjellët me disa luhatje në parametrat meteorologjikë, duke krijuar mundësi për riga shiu, shkruan Sinjali.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperatura minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s.