image Prishtinën e kaplon një tym i madh, çka po ndodhë?

Kosovë

Mjedis/ Prishtinën e kaplon një tym i madh, çka po ndodhë?

news image

Një pjesë e madhe e fushave janë djegur te Rruga C në Prishtinë, ku si pasojë tymi është përhapur shumë dhe po i pengon banorët e kësaj zone.

Në fotografitë e bëra në këtë lagje, shihet tym i madh që po e pengon qarkullimin e lirshëm të qytetarëve.

Banorët e kësaj zone kanë kërkuar reagim të menjëhershëm të institucioneve përgjegjëse.

Kjo nuk është hera e parë që po bëhen këso djegie, të cilat paraqesin shqetësim të madh për banorët përreth./Gazeta Sinjali/