image Prishtinë: Shoferit nuk i pritet, tejkalon kah trotuari

Siguri

Prishtinë: Shoferit nuk i pritet, tejkalon kah trotuari

news image

Një shofer në Prishtinë për t’i ikur kolonës, ka gjetur një opsion tjetër. Në një video shihet se ai i tejkalon veturat tjera duke vozitur mbi trotuar.

Në një video të shpërndarë në Facebook nga “Vrojtuesit e lagjes”, shihet se ngjarja ka ndodhur në qendër të Prishtinës, përballë katedrales “Nëna Terezë”, ku kishte njerëz.

Regjistrimi i veturës shihet dhe kjo ndoshta ua lehtëson punën policisë.

/GazetaSinjali/