image Prishtinë/ Punëtori lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK

Siguri

Prishtinë/ Punëtori lëndohet në vendin e punës, dërgohet në QKUK

news image

Një punëtor ka pësuar lëndime trupore derisa ka qenë duke punuar në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Incidenti ka ndodhur dje në mesditë, rreth orës 12:43.

Për shkak të lëndimeve që ka pësuar, punëtori është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Është raportuar se viktima mashkull  kosovar ka pësuar lëndime trupore deri sa ka qenë duke punuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me këtë është intervistuar një mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Gazeta Sinjali/